Thaçi për Konferencën e Munihut: Liderët kosovarë që janë pjesë për herë të parë, mund të shohin se kah po shkon bota

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një prononcim për Klan Kosovën nga Munihu i Gjermanisë, ka folur rreth takimit që zhvilloi sonte me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell.

Ai e ka quajtur produktiv takimin që e pati sonte me Grenell, ndërsa ka thënë se edhe liderët e rinj që marrin pjesë për herë të parë në Konferencën e Munihut, mund të shohin se nga po shkon bota.

”Me interes është që të punohet për shtetin dhe në të gjitha instancat, në mënyrë që ta konsolidojmë shtetin”.

”Liderët e Kosovës që marrin pjesë në këtë konferencë për herë të parë, mund të shohin gjërat kah po shkon bota dhe nga duhet ta kemi edhe ne drejtimin”.

”Pjesëmarrja në këtë konferencë nuk është punë shijimi, është punë e përgjegjësisë”.