Thaçi pas takimit me Vuçiqin dhe Macronin në Paris: Kosova e gatshme për marrëveshje që sjellë njohjen reciproke

Zyra për media e presidentit të Kosovës, ka njoftuar për takimin që kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka pasur me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq, në Paris, me ndërmjetësim të presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Në këtë takim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje që si rezultat do të ketë njohjen reciproke.

“Presidenti Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, thuhet në njoftim për media.

Për këtë takim Thaçi-Vuçiq në Paris me ndërmjtësimin e Macronit fillimisht kishin raportuar mediat serb.

loading…