Pas takimit që liderët e Ballkanit perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së mbajtën në Bruksel, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media.
Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës është mbështetur nga vendet e rajonit dhe të BE-së, që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Ndër të tjerash, ai ka thënë se do të punohet bashkë me grupin negociator që kjo marrëveshje të arrihet.
AI ka folur edhe për letrën e presidentit Trump, ku ka thënë se nuk beson se ka lider në Kosovë që i thotë jo kësaj letre.
Edhe për mungesën e liberalizimit të vizave foli presidenti.
Ballkani.info e sjellë të plotë konferëncën e Thaçit bashkë me pyetje dhe përgjigje:
Falënderoj zonjën Mogherini për organizimin e këtij takimi dhe mundësinë që liderët e Ballkanit Perëndimorë të diskutojnë për progresin e arritur, për nevojat që kemi para nesh dhe vizionin tonë për vitin e ardhshëm dhe vitet e ardhshme.
Vlerësoj se rajoni ka pasur suksesin solid.
Theksova dëshpërimin e madh që ekziston në Kosovë sa i përket shtyrjes së liberalizimit të vizave prej shteteve të caktuara, shtete anëtarë të Bashkimit Evropian, por Kosova nuk ka tjetër alternativë por të lëvizë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, ky vakum që mund të krijohet mund të shfrytëzohet prej të tjerëve që nuk i duan vlerat, kriteret dhe standardet evropiane.
Por, do të punojmë të gjithë së bashku si spektër politik, shoqëria civile, mediat dhe të sqarohet edhe më tutje ky proces.
Kosova ka kryer obligimet e veta, tash Bashkimi Evropian, shtet anëtare duhet të marrin vendimin në javët dhe muajt e ardhshëm. Vlerësoj se në të ardhmen e afërt do të ndodhë ky vendim.
Ndërsa, sa i përket çështjeve tjera, në veçanti raporteve ndër fqinjësore Kosova ka ndërtuar dhe u vlerësua edhe këtu raportet të shkëlqyera me Maqedoninë, me Shqipërinë, Malin e Zi.
Ishte inkurajuese mbështetja e plotë gjithë lidershipit të rajonit për arritjen e marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë sa i përket çështjes së emrit, që Maqedonia të lëvizë më shpejt drejt NATO-s.
Gjithashtu, u përshëndet edhe njëherë në fund të këtij viti votimi nga Parlamenti i Kosovës për demarkacionin Kosovë-Mal i Zi, që ka hap një perspektivë të re të marrëdhënieve tona shumë të mira.
Ndërsa, sa i përket çështjes së mundësisë për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse, me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, është inkurajues fakti se gjithë liderët e rajonit pa dallim mbështesin përpjekjet edhe të Kosovës edhe të Serbisë për arritjen e një marrëveshje finale, duke konkluduar se arritja e një marrëveshje të tillë do të prodhojë edhe më tepër paqë, stabilitet dhe frymë evropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimorë dhe do të përshpejton proceset evropiane për Kosovën edhe në NATO edhe në Bashkim Evropian, ndërsa për Serbinë të ardhmen evropiane.
Shpresoj dhe besoj për çka edhe do të punojmë bashkërisht me ekipin negociator, me gjithë spektrin politik në Kosovë, gjithë, shoqërinë civile që në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijmë një përfundim për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi dhe Kosova definitivisht do ta arrijë konsolidimin në rrafshin ndërkombëtarë që do të fiton njohjen nga Serbia, e në të njëjtën kohë menjëherë do të pasojnë njohjet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, fillimi i ndryshimit të rezolutës 1244, dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Nëse ka pasur hezitime para pak muajsh, nga faktorë të ndryshëm sot të gjithë janë unik, edhe Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktorë të tjerë për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, dhe për rëndësin e arritjes së marrëveshjes finale .
Pyetje: A shërben si shtyje edhe letra të cilën e keni marrë nga Uashingtoni dhe po shoh se ndani edhe ju mendimin me presidentin Trump se marrëveshja realisht mund të ndodhë së shpejti?
Presidenti: Realisht shpresoj dhe besoj se marrëveshja mund të arrihet në të ardhmen e afërt. Ky mobilizim i faktorit ndërkombëtarë, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian është mesazhi më i mirë edhe për neve në Kosovë, se ne duhet të punojmë bashkërisht, duhet që ky ekip negociator të fillojë punën menjëherë, të përgatitet edhe më mirë, të krijojë ekipet profesionale, të komunikojë me qytetarët që të kemi një proces krejt transparent dhe me një përfshirje sa më të gjerë politike. Prandaj, letra e presidentit Trump është shpresë dhe besim për institucionet e vendit. Letra e presidentit Trump është zëri i Amerikës, është mbështetja e plotë unike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe rajonin, prandaj nëse dikush ka pasur hezitime deri tani për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo tregon dhe dëshmon qartë me fakte se SHBA-të janë të involvuara në proces të mbështetjes të plotë për mundësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kështu që liderët Kosovës u mbetet që të punojnë me përgjegjësinë më të lartë shtetërore dhe kombëtare, për një marrëveshje të pranueshme dhe të implementueshme. Ndërsa, sa i përket opinionit tonë për letrën e presidentit Trump, nuk besoj që ka lider në Kosovë që i thotë jo kësaj letre.
Pyetje: A duhet kuptuar…. (nuk degjohet pyetja)
Presidenti: Ne jemi shumë liderë të vogël në Kosovë me i dalë përballë opinioneve dhe qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Letra e presidentit Trump është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kur do të ndodhë takimi i radhës?
Presidenti: Tash janë festat e fundvitit, kështu që unë nuk pres që të ketë takime tjera, para fillimit të vitit të ardhshëm.
Pyetje: Z. Thaçi a keni biseduar për taksën?
Presidenti: Kemi diskutuar për të gjitha çështjet në rajon, janë kanë të gjithë liderët e rajonit. Kështu që, mundësitë kohore kanë qenë të kufizuara, por problematikat aktuale që janë në mes vendeve tona do të mundohemi maksimalisht që të punojmë me vullnetin e mirë të tejkalohen dhe të hapen mundësitë për angazhimet e ardhshme natyrisht duke mos e kushtëzuar njëra-tjetrën.







