Thaçi ndan urdhërin “Hero i Kosovës” për Sejdi Osmanin, Xhevat Osmanin, Muhamet Gashin e Qerim Kocën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhërin “Hero i Kosovës, për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Mhamet Gashi dhe për luftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Presidenti Thaçi tha se Republika e Kosovës ëhstë e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, urdhrin “Hero i Kosovës” e ndava për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën. Republika e Kosovës është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë. HTH