Thaçi i përgjigjet Vuçiqit për flamur: Beogradi le të krrokat sa të dojë, Kosova u nderua në Stamboll

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë.

Ky reagim i Thaçit vije pas deklaratës se homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq se me kërkesën e tij, dje në Stamboll organizatorët kanë hequr flamurin e Kosovës.

“Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë. HTH”, ka përfunduar Thaçi. /Ballkani.info/