Thaçi flet për mediat izraelite: Njohja vazhdimësi e lidhjes shumë-vjeçare mes popujve tanë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për median izraelite Israel Hayom në lidhje me njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, që u bë publike gjatë ditës së djeshme.

Thaçi tha se njohja e ndërsjellët mes Kosovës dhe Izraelit është e arritur historike, ndërsa për këtë i shprehu mirënjohjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i mundësuan Kosovës dhe Izraelit ndërtimin e partneritetit si dy shtete sovrane.

“Njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një arritje historike. Ndërsa shpresoj të hap ambasadën tonë në Jerusalem, u jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bënë të mundur që Kosova dhe Izraeli të ndërtojnë një partneritet të fortë si dy vende sovrane”, deklaroi Thaçi për Israel Hayom.

I pari i vendit tha se populli i Kosovës dhe populli i Izraelit kanë krijuar një lidhje të pathyeshme mbi sakrificën, luftën dhe luftën për mbijetesë gjatë gjithë historisë, dhe që beson fuqimisht se njohja është një vazhdim i një miqësie të gjatë midis vendeve tona.

https://www.israelhayom.co.il/article/797977?utm_source=Facebook&utm_medium=share&utm_campaign=IHNewApp