Thaçi: Është koha që Kosova e Greqia të thellojnë bashkëpunimet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Thotë se ka ardhur koha që këto dy vende, të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimet.

“Është koha që Kosova dhe Greqia të thellojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e kam falënderuar për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në perspektivën euroatlantike. U pajtuam që të shikojmë mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot i ka kërkuar Mitsotakis që Greqia, të mos e njohë Kosovën.

LEXO: Vuçiq kërkon nga Greqia të mos e njohë Kosovën
Ndërkaq, Mitsotakis, në anën tjetër, tha se Greqia e mbështet dialogun, por konsideron se “veprimet e njëanshme nuk kontribuojnë në të”.

loading…