Thaçi del sot në konferencë për media

Pas votimit të qeverisë së re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin, presidenti i vendit, Hashim Thaci do të dalë në konferencë për media.

Përmes një njoftimi nga presidenca kanë bërë të ditur se Thaçi do të flasë para gazetarëve sot në ora 16:00.

 “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot (03 qershor) në orën 16:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

I pari i shtetit ka reaguar menjëherë pas votimit të qeverisë së re në krye me Hotin.

“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar ai.