Prishtina-Llapi

Ndryshohet stadiumi i ndeshjes Prishtina-Llapi

Prishtina dhe Llapi kanë njoftuar se është ndryshuar terreni ku do të zhvillohet loja mes tyre këtë vikend.

Ndeshja e cila ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është zhvendosur për në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë.

Takimi do të zhvillohet në të njëjtin termin, të dielën duke filluar nga ora 15:00.

Llapi pas 30 xhirove renditet në vendin e dytë me 58 pikë të grumbulluara, dy pikë larg Ballkanit që është në pozitën e parë.

Ndërsa Prishtina pozicionohet në pozitën e pestë me 43 sosh.