Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar raportimet në media se zëvendëskryeministri, Goran Rakiç ka hequr simbolet e Kosovës nga zyra e tij.

Thaçi ka thënë se gjatë kohës sa ai ishte kryeministër, të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kanë respektuar simbolet e vendit.

Unë ku jam, në çdo institucion gjithmonë janë simbolet e vendit. Në kohën kur kam qenë kryeministër të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve kanë respektuar simbolet e vendit përndryshe nuk kanë qëndruar asnjë minut në zyre. Për këtë duhet ta pyetni zotëri Hotin tani”, u shpreh shkurt Thaçi.