Tha se në politikë s’kryejnë punë muskujt, Matoshi i përgjigjet këshilltarit të Osmanit: Politika është edhe forcë

Ish-këshilltari politik i kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, iu është përgjigjur reagimit të këshilltarit të u.d. të presidentit, Vjosa Osmani.

“Zotni Faton, politika âsht art i të mundshmes, pra edhe forcë”, thotë ndër të tjera Matoshi nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ai thotë se anëtarë të iniciativës së Vjosa Osmanit kanë ftuar “shefat e degëve të LDK’së nga të cilët kanë marrë vetëm injorim’.

Thjeshtë u kanë injoru!

Reagimi i plotë i Matoshit:

Nji përgjegje Fatonit, njeriut ngat Vjosës

Zotni Faton, politika âsht art i të mundshmes, pra edhe forcë.

Fuqi legaliste e 81 e legjislatorëve (forumi);

Ramush Haradinaj në disa raste ka dëshmu se munet me i bâ tubë kaq dhe ma shumë të zgjedhun t’popullit!

Kur e bâni ushtrinë psh. Kur kësi komisionarësh të BE-së thojshin: “Punë që s’bâhet”!

Kur e bâni Trepçën të Kosovës, me ligj. që ajo zyra ku Zonja Osmani po fotografohet sot thojke: “Stop, nuk bâhet pa Beogradin!?”

Kur e pavarësoi sistemin energjetik, njashtu…

Për Ligjin e Prishtinës e Reformat shtetnore…

Faton, me taksën 100% ndaj Serbisë, Ramushi e delegjitimoi ndarjën e Atdheut tonë dhe e riktheu dialogun nga tavolina e Mogherinkes (ku në vend se për normalizim flitej për territore) tek populli i Kosovës!

Faton, Ramushi me familje e ka pagu çmimin dhe dhimbjen supreme për Kosovën dhe me i thânë atij se nuk e paskësh dhimtën e Kosovës, duhet me qenë i vocerr dhe i ult!

Faton, Kosova nuk ka fare President të zgjedhun, ka nji administruese të Përkohshme të Zyrës së Presidencës!

Kaq.

Kurse tash po të drejtohem si mik: I dashtun Faton, mos merrni turr se hala jeni pa kulm mi kry (AAK âsht vërtetë parti e vogël por shpi e etablueme që nuk pikon shi e helm mbi tjerët por e mbronë Kosovën e 17 shkurtit, në kufijtë ekzistues, pa hamendje);

Ju, nji kulm të Shtëpisë së vjetër sapo bâtë përpjekje me e çartë!?

Tue metun nomad politik!?

Ndërsa “shkathtësia” politike e u.d. të Presidentes (ushtruese detyre, edhe ashtu âsht term i gabuem!?) Vjosa Osmani, tue qenë vet e rreshtume me Albin Kurtin në “lëvizjen antiestabilishment” të ideueme nga Slavoj Žižek & Co pēr interesin e njifar bipolariteti, me e përkthy shqip i bjen: karshillak ndaj supërfuqisë së vetme, ShBA-së.

Pra, në vend se me u marrë me Ramush Haradinajn, kish me qenë mirë me tregu para publikut se i keni thirrë të gjitha degët e LDK (shefat e tyne) dhe për fatin Tuej të keq, nuk keni marrë asnji përgjigje.

Thjeshtë u kanë injoru!

Ish pjesëtarët e familjës Suej politike!