Në një tendë ku rreth saj ishin të vendosura karrige e tavolina, në vendin kryesor ishte ulur Sami Lushtaku. Si nga krahu i majtë ashtu edhe nga i djathit, ai kishte anëtarët e tjerë të PDK-së – gjithashtu kandidatë për deputetë nga kjo parti.
“Tfala Parisit pluma Beogradit jem ushtarët e Sami Lushtakut”, është njëra ndër frazat e kënduara nga shahirët që janë në mes të tendës. E si të përmendet emri i Sami Lushtakut, dëgjohen edhe disa të shtëna me arëm zjarri. Duratrokitjet padyshim që nuk mungojnë.
Kjo nuk është hera e parë që Sami Lushtaku në Drenicë shkelë masat antiCovid.
Kësaj radhë pas vetës kishte edhe figurat tjera të PDK-së, që kishin hyrë në këtë ‘valle’.
Ganimete Musliu, Mërgim Lushtaku, ishin disa nga figurat e PDK-së të pranishëm në këtë tubim në Vajnik, e të gjithë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këto tubime, pavarësisht pandemisë, po vazhdojnë të mbahen nga partitë në Kosovë. Deri më tani vetëm Komuna e Prishtinës, ka dënuar partitë politike për tubimet në kundërshtim me masat antiCovid. Komunat tjera ende nuk kanë ndërmarr veprime të tillë, derisa numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, dita e ditës po rritet.







