Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 5.789 persona kundër COVID-19, nga të cilët 588 rezultuan pozitiv.

Me raste të reja prin Shkupi, ku janë regjistruar 230 raste të reja, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tetë viktima.

Në 24 orëshin e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 26 pacientë të shëruar.

Numri i rasteve aktive deri sot në këtë shtet është 3.135.