Tetë rastet e reja me kornoavirus në Pejë janë anëtar të një familjeje

Tetë anëtarë të një familje në Pejë mbrëmë kanë dal pozitivë për COVID-19. Personi më i ri në moshë i infektuar është një 28-vjeçar. Detaje rreth këtyre rasteve dhe gjendjes së të infektuarve ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Petrit Loci.

Në një prononcim, Loci ka thënë se sot nuk kanë dërguar për testim asnjë rast.

Ai ka treguar se të gjitha rastet që u konfirmuan mbrëmë janë të një familje që jetojnë në lagjen Kristal të Pejës. Sipas tij, gjendja e të gjithë të infektuarve është stabile.

Deri tash nga kjo komunë janë shëruar katër persona, derisa pacientja e parë e infektuar ka ndërruar jetë.

“Janë 8 raste pozitive nga lagja Kristal e Pejës të një familjeje të gjithë. Moshat:28,23,47,65,19,60 dhe 40. Sot nuk kemi raste qe kemi derguar per testim. Gjendja shëndetësore e tetë të infektuarve është stabile dhe pa simptoma. Numri total i të prekurve në Pejë është 15, prej të cilëve një i vdekur 4 të shëruar dhe të tjerët në trajtim”, ka thënë Loci për

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë ka konfirmuar 37 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Lipjani, Peja, Prishtina, Prizreni, Podujeva, Zubin Potoku, Shtimja, Vitia dhe Zveçani.

‘Sot më 20 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 353 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e shtatë (37) raste”, ka njoftuar Instituti.

Me këto raste, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 598. Në mesin e tyre, 123 pacientë janë shëruar, ndërsa 16 persona kanë vdekur.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.