amerikanë

Tetë kongresmenë amerikanë kërkojnë nga Sekretari Amerikan i Shtetit mbështetje për Serbinë

Tetë kongresmenë amerikanë kanë kërkuar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Majko Pompeu të mbështesë vazhdimisht përpjekjet e Serbisë për gjetjen e një zgjidhje paqësore, të qëndrueshme dhe të negociuar të marrëdhënieve me Prishtinën.

Në një letër drejtuar Pompeut, kongresmenët thanë se një arritje e tillë diplomatike jo vetëm që do të mundësonte paqen në Ballkan, por do të konfirmonte edhe njëherë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-ve në sigurinë transatlantike, transmeton lajmi.net

“Nisma e Serbisë për të gjetur pajtim me Kosovën jo vetëm që sugjeron që zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje është e hapur, ajo tashmë ofron një mundësi unike për të pastruar rrugën për integrimin e gjithë Ballkanit në shoqërinë perëndimore”, thanë kongresmenët në letër për Pompeun.

“Serbia dhe SHBA-të ndajn vizion strategjik të një Europe gjithëpërfshirëse dhe të lirë në të cilën mbizotëron paqja”, tha kongresisti.

“Prandaj SHBA-të dhe partnerët perëndimorë duhet të inkurajojnë dhe të ndihmojnë kompromisin midis Beogradit dhe Prishtinës, gjë që do të rrisë stabilitetin rajonal dhe zvogëlon mundësinë e manipulimeve të dëmshme nga efektet e jashtme malinje”, thuhet në letër.

Kongresmenët mirëpresin deklaratën e fundit nga Këshiltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, John Bolton, i cili u shpreh se mbështetë çfarëdo marrëveshje që arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit në favor të paqës dhe stabilitetit.

Letra u nënshkrua më 31 tetor nga kongresmeni Texas Ted Po, Emanuel Kliver, Ohaja Stajvers, Stiv Sabot, Skoci

Kongresmenët amerikanë pohojnë gjithashtu se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të sigurojnë se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë të suksesshme dhe shtojnë se është e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në mënyrë proaktive me kompromise në të dyja anët, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse brenda procesit të Brukselit.

Letra u nënshkrua më 31 tetor nga Ted Po, Mizuri Emanuel Kliver, Ohaja Stiv Stajvers, Stiv Sabot, Scot Peri, Brajan Flitzpatrick, Dejna Rorabahet dhe Dzo Vilson.

Sipas Tanjug, edhe 13 anëtarë tjerë të Kongresit, përfshirë Emanuel Kliver, Scott Perry dhe Braian Flitzpatrick i dërguan një letër sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tilerson, në fillim të tetorit 2017, duke theksuar nevojën që SHBA-të të ofrojnë shërbime politike mbështetëse per Serbinë./