Tetë arsyet pse Neymari s’u zgjodh në listën për Topin e Artë
Organizatorët e Topit të Artë, France Football, e kanë publikuar një listë me arsye për ta sqaruar pse Neymari u la jashtë listës prej 30 futbollistëve për ta fituar Topin e Artë këtë vit. Neymari mungon në këtë listë për herë të parë që nga viti 2010.
Lista prej 30 kandidatëve për Topin e Artë këtë vit u publikua dje. Në mesin e lojtarëve të përfshirë ishin edhe favoritët si Lionel Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa Neymari ishte mungesa më e dukshme.
Duke i përshkruar 10 muajt e tij të fundit si pjesë të një “viti të zi”, France Football i listoi tetë incidentet për ta sqaruar mungesën e Neymarit në këtë listë.
23 janar – lëndimi i ashtit të shputës së këmbës
6 mars – abuzimi i gjyqtarit në ndeshjen kundër Manchester Unitedit
27 prill – grushtimi i tifozit
6 qershor – lëndimi në kyçin e këmbës ia pamundëson pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës
9 gusht – akuzimi për përdhunim
Afati kalimtar i verës – tentimi i dështuar për t’u kthyer në Barcelonë
14 shtator – tifozët e PSG-së e shprehin zemërimin
13 tetor – një tjetër lëndim me Kombëtaren e Brazilit