Tërmkolli kritikon VV’në e LDK’në: Disa fyerje ju pëlqejnë, disa jo, për dikë e “kallin”, për dikë e fusin kokën në zallë

Zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas lajmit se policia ka nisur hetime pas grafiteve fyese në shtëpinë e deputetes së LVV-së, Adelina Graincës.

Tërmkolli në Facebook ka shkruar se zyrtarëve të LVV-së dhe LDK-së disa fyerje ju pëlqejnë e disa jo.

“Këtyre të VV-së dhe kësaj LDK-së do fyerje ju pëlqejnë do nuk ju pëlqejnë, për do e “kallin”krejt, nisin edhe hetime policore, për do e fusin kokën në zallë! Mbase po i bëjnë vetë! Turp! Të pështirë”, ka thënë ajo.

Ky reagim i Tërmkollit vjen pas lajmit se në shtëpinë e Adelina Graincës, deputetes që kaloi nga PDK-ja në LVV i janë vendosur para shtëpisë grafitë me gjuhë fyerse.

Sot ndërkaq, policia ka bërë të ditur se ka iniciuar rast për këtë çështje.