Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Filipinet, evakuohen njerëzit

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur sot Filipinet jugore. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ishte me epiqendër në një thellësi prej 2 kilometrash dhe 4 km në jugperëndim të Monkayo, në komunën Mindanao.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Davao City, vendlindjen e ish-presidentit Rodrigo Duterte dhe në provincën e afërt të Davao de Oro, tha agjencia e fatkeqësive civile të rajonit në Facebook.

Fotot dhe videot në mediat sociale treguan njerëzit duke evakuuar qendrat tregtare. /A2CNN