Shorti

Tërhiqet shorti, këto janë të gjitha grupet e Ligës së Kombeve

Para pak minutash është hedhur shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në Ligën C, Kosova do të jetë në grupin e dytë, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes Lituani-Gjibraltar.

Në Ligën B, Shqipëria është në grupin e parë, së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Ndërsa, në Ligën A, në grupin e katërt, Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të përballet sërish me Serbinë. Përveç këtyre dy ekipeve, në këtë grup janë edhe Spanja dhe Danimarka.

Ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve nisin në muajin shtator.