Mungesa e Messit

Ter Stegen kërkon personalitet para “El Clasicos”

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen ka kërkuar personalitet nga bashkëlojtarët e tij në prag të “El Clasicos”, që do të zhvillohet pa Lionel Messin.

Messi tërhoqi krahun në sfidën ndaj Sevillas fundjavën e kaluar, ndërsa e shikoi nga afër skuadrën në fitoren 2-0 në mesjavë përballë Interit në Champions League.

Ter Stegen beson se tani është rradha e lojtarëve tjerë të marrin përgjegjësitë për të triumfuar në ballafaqimin direkt me Real Madridin.

“Nëse lojtari më i mirë në botë mungon për 2-3 javë, atëherë do të ishte e çuditshme të mos ndihej mungesa e tij. Mendoj se kemi kualitet individual dhe personalitet si skuadër për të përballuar mungesën e Messit. Nuk kemi nevojë të mashtrojmë vetën, nuk është një situatë e mirë. Do të dëshironim të ishte me ne në fushë. Duhet ta marrim ndeshjen me kualitetet tona individuale dhe shpresoj se shumë prej nesh do ta bëjnë”, tha portieri gjerman.

Tutje ish gardiani i Monchengladbachut shtoi se skuadrat tjera të La Ligas tashmë futen pa frikë në përballjet me Barcelonën e Real Madridin, gjë që sipas tij ka ndikuar në klasifikimin aktual në elitën e futbollit spanjoll.