Ter Stegen i pakënaqur me paraqitjen e Barcelonës

Marc-Andre ter Stegen beson se Barcelona ka disa gjëra për të folur brenda skuadrës pavarësisht fitores 1-2 ndaj Sparta Pragës të mërkurën.

Gjermani ishte përsëri në maksimumin e tij për katalanasit, të cilët shpëtuan për pak me një fitore të vështirë.

“Ne nuk kemi luajtur në nivelin që donim”, tha ai pas ndeshjes.

“Për fat të mirë, ne kemi marrë të tre pikët, që është padyshim gjëja më e rëndësishme”.

“Por unë mendoj se duhet të flasim për disa gjëra”, u shpreh Ter Stegen.

loading…