Ter Stegen afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

Barcelona ka vendosur të nisë negociatat për zgjatjen e kontratës me portierin Marc-Andre Ter Stegen.

Portieri gjerman aktualisht ka një marrëveshje që përfundon në verën e vitit 2022, të cilën e ka nënshkruar që në 2017-ën.

Me paraqitjet e fundit, 27-vjeçari ka demonstruar se është një nga portierët më të mirë në qarkullim, aq sa ka vendosur në pikëpyetje edhe pozicionin e një portieri si Manuel Neuer në Kombëtaren e Gjermanisë.

Ter Stegen u bashkua me katalanët në vitin 2014 nga Borussia Mochengladbach për 12 milionë euro. Portieri në sfidën e fundit në fundjavë ndaj Sevillas regjistroi paraqitjen e tij të 200-të me fanellën “blaugrana”, ndërkohë që në kampin katalan ai vlerësohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm, përpara të cilit qëndron vetëm një ikonë si Lionel Messi.

loading…