Teologu i VV-së kritikon pushtetarët që thonë se “tërheqja e njohjes” së Kosovës nuk ekziston

Teologu i VV-së, Mustafë Bajrami dukshëm ka kritikuar pushtetarët dhe të tjerët që thonë se “tërheqja e njohjes” nuk ekziston.

Reagimi i tij vjen pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se janë nëntë shtete që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Shkrimi i plotë i tij:

Ata që thonë se nuk ekziston “Terheqja e njohjes” në marrëdhëniet ndërkombëtare, tregojnë se nuk e njohin realitetin e prekshëm e marrëdhënieve ndërkombëtare. Flasin përmendësh e të bazuar në disa fletë të pavlefshme me informacione të gabuara. Shihet se nuk kanë njohuri as për shtetet që njëherë janë njohur e pastaj janë çnjohurj. Nuk e dinë se edhe Shqipëria ka njohur e ka çnjohur shtete. Kam frikë se këta nuk e njohin as “Fenomenin e njohjes”. Çuditërisht disa prej tyre kanë pasur pozita të ndjeshme në hierarkinë e politikës kosovare. Disa të tjerë mbajnë edhe sot e kësaj dite. Shpresoj të mos ketë të tillë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës. Përndryshe, katastrofë.

Sepse Serbia me punën e saj, me ndihmën e Rusisë e në emër të Paktit të Painkuadruarëve po arrin të bindë shtete të tëra ta çnjohin Kosovën. Në lidhje me këtë disa herë kam shkruar dhe kam përmendur raste konkrete. Mbase kam shtruar edhe shkaqet e tyre. Kosova nuk duhet të veprojë si rasti i dashit teksa e ngrënte ujku nga pas, e ai thoshte ishalla jam në ëndërr….!

Sa për rikujtim; ka dy vite që Turqia e ka ndalur tërësisht aktivitetin e saj në botë për njohje të reja të Kosovës. Me sa shihet, ajo e ka ndalur edhe përjekjen tjetër; stopimin e çnjohjeve Kosovës….!