Tentuan ta thyejnë “Western Union” në Gjilan, një muaj paraburgim për dy persona

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve L. Sh. dhe D. K.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.06.2019, në ora 00:45 minuta, dy shtetas të Kosovës, një mashkull dhe një femër të nacionalitetit shqiptar, me forcë kanë thyer derën e filiales “Western Union” në rrugën “Isa Boletini”, në Gjilan.

Me këtë veprime të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që po të i caktohej ndonjë masë alternative të pandehurit mund të i përsëritnin veprën.