LAJMI I FUNDIT

Tentoi ta vras një person, zbulohet se kush është i dyshuari që u kap pas një muaji nga Policia

I dyshuari për vrasjen në tentativë që ndodhi në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ka rënë në prangat e Policisë pas më shumë se një muaji. Gazeta ka mësuar identitetin e të arrestuarit që gjuajti me armë zjarri një person derisa po lëvizte me veturë, më 19 prill.

Burimet kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast që u ndalua nga Policia është Blerim Shuleta, të cilit në momentin e arrestimit, Policia i gjeti një thikë dhe një armë zjarri.

Shuleta është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit, si i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Rasti ka ndodhur më 19 prill, rreth orës 19:30, kur Blerim Shuleta dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të një personi, i cili u përball me të dyshuarin teksa ishte në lëvizje me veturën e tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.