Tentoi ta rrëmbejë 6-vjeçaren që po luante pranë shtëpisë – vogëlushja arrin t’i ikë

Një video e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur një vajzë 6-vjeçare arrin t’i ikë burrit që dyshohet se tentoi ta rrëmbejë në Ohio të SHBA-ve, e cila për fat të mirë arriti të largohet pavarësisht se ishte pranë shtëpisë

Familje Nash nga Hamilton, Ohio, ka publikuar pamjet e momentit kur 6-vjeçarja kapet për dore nga një burrë që i vjen nga pas dhe tenton ta rrëmbejë.

Megjithatë pas orvatjeve të shumta, vajza arrin të largohet nga ai dhe të vrapojë në drejtim të shtëpisë, kurse rrëmbyesi largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Policia amerikane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Deric McPherson, 33-vjeç, i cili edhe nuk hezitoi ta tërheq zvarrë me shpresën se do të arrinte ta rrëmbente.

Pasi mësoi se çfarë ndodhi, babai i vogëlushes u fut me shpejtësi në veturë dhe e ndoqi nga pas të dyshuarin duke e njohur policinë për vendndodhjen e tij.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes ata prangosën 33-vjeçarin, i cili tentoi t’ia rrëmbej vajzën. /Telegrafi