Lajmi për përçarjen mes Partisë Pwrparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste të Serbisë erdhi si rrufe nga qielli nw opinionin serb. Edhe pse kreu i SPS-së, Ivica Daçiq tha dje pas takimit me Aleksandar Vuçiqin se bashkëpunimi vazhdon, kryetari i SNS-së nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e zgjedhjeve të reja këtë vit. Prandaj, koalicioni është ende në pikëpyetje, edhe Qeveria e Serbisë. Është interesante se gjithçka u gatua pak para shkuarjes së të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak në Beograd dhe vetëm pak orë pas lajmit se kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranoi planin gjermano-francez për Kosovën.

Bashkëbiseduesit e gazetës “Nova” pajtohen se kjo mund të jetë një përpjekje për të blerë kohë…

Pas dy ditësh të turbullta në marrëdhëniet mes dy partive të koalicionit, dje në tryezë janë ulur Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq. Pas takimit, i cili zgjati një orë e gjysmë, Daçiq tha se është rënë dakord që të vazhdojë bashkëpunimi dhe të forcohet koalicioni SNS dhe SPS.

“Siç thashë edhe më parë, Partia Socialiste e Serbisë dhe unë personalisht mbështesim absolutisht Aleksandar Vuçiqin, sepse ai udhëheq një politikë me rëndësi jetike për interesat kombëtare dhe shtetërore dhe të ardhmen e Serbisë”, tha Daçiq.

Megjithatë, kjo nuk përputhet me atë që Vuçiq tha një ditë më parë. Pas shpalljes fillestare të zgjedhjeve të reja, Vuçiq ka ndërruar mendje dhe ka thënë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje e mirë për momentin, por ka konfirmuar se marrëdhëniet mes dy partive janë dëmtuar.

“Nuk mendoj se zgjedhjet janë një zgjidhje e mirë në këtë moment në vendin tonë. Dhe a kam besim të plotë? Nuk e kam personalisht, nuk e kanë pasur tek ne. Ne e respektojmë atë parti politike, por tani e dimë se në kohë të vështira mund të mbështetemi vetëm te vetja. Asgjë nuk do të ndodhë brenda natës, por ajo që ndodhi ka dëmtuar ndjeshëm marrëdhëniet tona”, tha Vuçiq të martën në mbrëmje.

Është interesante se pikërisht ky moment u zgjodh si momenti i “prishjes së marrëdhënieve”.

Kur Prishtina e pranoi në parim propozimin gjermano-francez dhe pritet vetëm vendimi i Beogradit.

Lista e Vuçiqit dhe Daçiqit

Politologu Cvijetin Milivojeviq ka thënë për gazetën “Nova” se ka mundësi që kjo shfaqje të shërbejë për të blerë kohë.

“Shumica e qytetarëve me qëllim të mirë shpresojnë se kjo është një përpjekje për të blerë kohë për të mos pranuar planin gjermano-francez dhe në fakt largimin nga Kosova. Nëse ky libër lojërash mes Vuçiqit dhe Daçiqit shkon në atë drejtim… Sepse nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme, do të nënkuptonte gjashtë deri në nëntë muaj presion të reduktuar në lidhje me propozimin gjermano-francez. Për këtë nuk pritet të vendosë Qeveria në largim, por as Qeveria e sapoformuar, të paktën në tre muajt e parë. Mirëpo, mendoj se Vuçiq nuk është në gjendje të vendos vetë për këtë, gjë që mbështetet edhe nga deklarata e fundit e ambasadorit Christopher Hill se plani pritet të miratohet deri në fund të vitit”, thotë Milivojeviq. /Ballkani.info/