Deçan

Tentim vrasje në Deçan: Një person sulmohet me breshëri plumbash të kallashnikovit

Të hënën në mbrëmje është sulmuar me armë zjarri një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në fshatin Voksh të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast u bë e ditur se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se ne rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti cilësohet Vrasje në tentativë”.