Tentim vrasja në Sllatinë| policia gjeti 6 gëzhoja në vendin e ngjarjes, të dyshuarit ende në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë që ka ndodhur të shtunën në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Në raportin 24-orësh thuhet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

VRASJE NË TENTATIVË/Sllatine, Fushë Kosovë 22.10.2022 – 04:27. Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Ndërsa rasti nën hetime./Ballkani.info