Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi edhe i boksierit Florian Marku

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Marku përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “jemi me trup e me shpirt me Kosovën”.

Kujtojmë që dje prej orës 18:00 në qendër të Mitrovicës së Veriut kanë filluar të dëgjohen sirenat, të cilat shërbejnë që të lajmërojnë serbët që të organizohen për rezistencë.

Serbët lokalë të veriut të Kosovës të dielën mbrëma kanë vendosur barrikada duke bllokuar rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime të papranueshme serbët i kanë marrë pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja të reciprocitetit për targat dhe leternjoftimet.

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës morën rrugën dhe u pozicionuan në pjesën veriore të Kosovës, derisa u raportua për sulm me armë zjarri në drejtim të tyre, por fatmirësisht pa të lënduar.