Tensionet e ditëve të fundit, Lista Serbe e bojkoton seancën

Deputetët e Listës Serbe nuk po marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo shihet edhe në fotografitë që janë nxjerrë nga seanca që ka nisur pak minuta më parë.

Nuk dihet arsyeja se pse deputetët e Listës Serbe nuk janë në seancë.

Megjithatë, ditëve të fundit, me mos lejimin e presidentit serb, Aleksandër Vuciq dhe ekipit të tij të hyjë në Kosovë janë rritur tensionet dhe reagimet karshi qeverisë.

Kjo mungesë e tyre mund të jetë shenjë proteste ndaj zhvillimeve të ditëve të fundit.