Forca vazhdon të kundërshtojë kryetarin aktual të klubit të Vushtrrisë, Bajrush Kajtazin.
Sipas tifo-grupit vushtrrias, aksioni i ditës së sotme në stadiumin “Ferki Aliu”, u pengua nga Policia e Kosovës.
“Sot ishim në stadium dhe shpalosëm një parullë #bakaJASHTË.
Menjëherë arritën në stadium policia, e cila edhe na nxorri jashtë!
Përgjegjësinë për mbylljen e stadiumit e ka kryetari i komunës Xhafer Tahiri, sepse ish-kryetari nuk e ka të drejtën për mbylljen e stadiumit, por po shihet qartë që ka mbështetjen nga Xhaferi Tahiri!
Xhafer Tahiri, distancohu ose protestat në ditët në vijim do të jenë protesta qytetare para komune dhe kundër teje”, thuhet në njoftim.








