Në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje mes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala, gjatë diskutimit për çështjen e energjisë.
Shala ka kërkuar fjalën pas fjalimit të ministres Artane Rizvanolli, por Haxhiu ka insistuar se ai nuk mund të flasë pa iu dhënë më parë fjala nga kryetarja e seancës.
“Mos të ndodh me u çu pa ta jep fjalën se s’e merr”, është dëgjuar të thotë Haxhiu.
Pas kësaj, Shala është afruar tek foltorja, ndërsa më vonë situata ka përfshirë edhe përfaqësues të grupeve parlamentare të LVV-së dhe PDK-së.







