Tensione

Tension e përplasje jashtë Parlamentit| Nga Berisha te Noka, kush janë 13 deputetët e përjashtuar nga Kuvendi

TIRANË- Deputetët dhe krahu mbështetës i Sali Berishës ndonëse të përjashtuar nuk heqin dorë nga skenat e përplasjes me Gardën e Republikës.

Ndryshe nga radhët e shkuara, këtë të enjten një grup deputetësh, me në krye Flamur Nokën tentuan të hyjnë me forcë në Kuvend duke mos iu bindur vendimit të Komisionit të Etikës, i cili i ka përjashtuar pas kaosit të shkaktuar në seancat e mëparshme.

Gjatë përplasjes me gardën, deputetët e Foltores kanë thyer xhamin e derës kryesore të Kuvendit.

Pak ditë më parë, në Komisionin e Mandateve u miratuan ndryshimet në rregullore, në të cilin parashikohet përjashtimi deri në dy muaj i deputetëve që shkaktojnë kaos në Kuvend. Këto ndryshimi priten të votohen sot në Kuvend.

Lista e plotë e të përjashtuarave:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edi Paloka
4. Gazment Bardhi
5. Albana Vokshi
6. Elda Hoti
7. Bledjon Nallbati
8. Asllan Dogjani
9. Ervin Salianji
10. Lefter Geshtenja
11. Isuf Cela
12. Xhelal Mziu
13. Luan Baci/ abcnews.al