Tenisi mund të jetë brutal (VIDEO)

Edhe pse shumica e konsiderojnë tenisin si sport me angazhim të madh fizik. Nga Majami vijnë mesazhe se mund të jetë edhe shumë brutal.

Tenisti i ri, Nicola Kuhn nuk ka mundur ta durojë tempin e madh fizik në ndeshjen me Mischa Zverev, kështu që gjatë betejës ka rënë gati pa ndjenja në tokë.

Trupi i spanjollit është bllokuar nga dhimbjen që kanë shkaktuar ngërçe, transmeton Ballkani.info.

Atij më pas i është dhënë ndihma e mjekëve dhe mezi është ngritur në këmbë.

Në atë moment rezultati ishte 6:4, 5:7, 2:2, kështu që ai u detyrua ta dorëzoje meçin në rrethin e parë të turneut të Majamit. /Ballkani.info/