Telefonuan policinë të shqetësuar me ‘tigrin që mbahej padrejtësisht’ në kafazin e fqinjit

Fqinjët e shqetësuar, telefonuan policinë që të ankohen se në oborrin e fqinjit të tyre, po mbahej padrejtësisht një tigër në kafaz.

Në momentin që autoritetet e sigurisë hynë në pronën në Devon të Anglisë, gjetën se ishte vetëm një lodër në formë tigri, që ishte futur në një rrethojë me tela.

“Ishte vetëm një lodër, që iu bënte shoqëri dy lepijve që ndodheshin në kafaz. Megjithatë nga larg lënte përshtypje tjetër” thuhet në raportin policorë.

Intervenimin policor, pronari i shtëpisë e ka quajtur të pakuptimtë, ndërsa nuk deshi të dinte se kush janë fqinjët e tij, që nuk komunikuan me të për të zbuluar të vërtetën.

Kjo nuk është hera e parë, që telefonohen autoritet e sigurisë, për të raportuar për lodra të ndryshme, që dukej sikur kafshët nuk po trajtohen mirë.