Alisson Becker dhe Thiago Alcantara janë dyshim për ndeshjen derbi të së hënës, ku takohen dy skuadrat që kanë regjistruar fitore në dy xhirot e para, Liverpooli dhe Arsenali.
Të hënën mbrëma, Liverpooli dhe Arsenali do sfidojnë njëri tjetrin në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Premier Ligë, njëherëshit kjo është edhe ndeshja derbi për këtë javë.
Mirëpo, kampionit në fuqi anglez do t’i mungon portieri i parë, Alisson, dhe përforcimi i verës, Thiago Alcantara, pasi së fundmi kanë pësuar lëndime në stërvitje, raporton ‘The Telegraph’.
Ndryshe, ndeshja mes Liverpoolit dhe Arsenalit zhvillohet në ‘Anfield Road’ nga ora 21:00.







