Tek Kolumbia lojtarët përplasen fizikisht pas ndeshjes ndaj Ekuadorit

Skandal tek kombëtarja e Kolumbisë pas humbjes tupëruese 6-1 ndaj Ekuadorit për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, thuhet se lojtarët në dhomat e zhveshjes janë kapur prej fyti duke plasur në ofendime dhe në përplasje fizike me njëri-tjetrin.

Siç transmeton Panorama, në kritika është trajneri Kueiroz ku nuk ka marrë në frena situatën që i doli jashtë kontrollit. Situata duket kaotike për kombëtaren kolumbiane ku sipas medias spanjolle “AS”, Havier Hernandez Bonet drejtori i emisionit televiziv të “Blu Radio”, ai deklaroi se brenda skuadrës grupi është i përçarë:

“Brenda kombëtares ka grupe lojtarësh janë kundër njëri-tjetrit. Ka patur episode ku janë vënë në përdorim duart. Dihet që ka ndodhur, por nuk tregohen emrat. Ishte një lojtar që ka kapur për fyti një tjetër. Flasim për dy lojtarë të nivelit ndërkombëtar.”, deklaron Bonet.

Por sipas “Coracol Radio”, thuhet se emrat e dy lojtarëve janë Hames Rodrigez dhe Xheferson Lima i Burnemuthit.