“Teatri përdoret për pazare, shitblerje dhe shkëmbime”, regjisorja kosovare me akuza ndaj Këshillit Drejtues

Regjisorja kosovare, Marigona Bekteshi-Ferati ka disa ditë që publikusht ka shprehur pakënaqësitë Këshillit Drejtues të teatrit “Muharrem Qena”. Ajo akuzon antarët e KD-së për shkelje ligjore dhe thotë se në këtë institucion vazhdimisht ka pasur tendenca për kapje.

Drama e nisur nga regjisorja, Bekteshi-ferati dhe dramaturgia Albana Muja një muaj me parë, nuk ishte lexuar nga njëra anatare e Këshillit, çka mundësoi që drama të shtyhet për një muaj.

Bekteshi-Ferati potencoi se ky këshill dhe cdo vendim i marrë tregon tendencen për orkestrim. Ajo shtoi se tashmë as njerëzit nuk janë të interesuar për të marr pozitë në Teatër pasi komunë po iu jep të drejtë të gjithve që të hapin konkurse.