Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan në Rogovë, pasi këta dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri.

Gjatë bastisjes për kapjen e tyre, ishin konfiskuar disa armë dhe qindra fishekë.

Në mesin e të arrestuarve siç raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv, është edhe Shukri Hoti, i cili ishte liruar nga burgu vetëm para dy javësh.

Bëhet e ditur se ai ka të kaluar kriminale.

Siç merret vesh Hoti, ishte i dënuar për vrasje.

Një pjesë të dënimit ai e kishte vuajtur në Çeki.