Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Një person dyshohet që është plagosur nga persona ende të panjohur në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Muhaxherëve, të kryeqytetit.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë hasur në një person, mashkull D.K, 27 vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit. Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohe që hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave te dyshuar”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info