Të shtëna me armë në mes të qytetit të Shijakut mbrëmjen e të dielës.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se mbrëmjen e djeshme, një person i cili ka qëlluar ne drejtim të nje makine, është identifikuar nga policia.
Mesohet se ky person, emri i te cilit nuk eshte bere me dije deri me tani nga blute, te cilat nuk kane dale me njoftim zyrtar, ka qëlluar me arme zjarri ne drejtim te kundershtarit te tij.
Ky i fundit, gjithashtu ende i paidentifikuar zyrtarisht, u ka shpëtuar plumbave.
Nuk dihen ende të tjera detaje rreth ngjarjes që ka përfunduar me përdorimin e armës.
loading…







