Të rinjtë e AAK-së me aksion para qeverisë rreth taksës: “Kurti ia kërkon plazmat Bërnabiqit”

Të rinjtë e partisë së Ramush Haradinajt janë duke i vazhduar aksionet përpara objektit të qeverisë së Kosovës si shenjë proteste kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

 Derisa para pak ditësh kishin hedhur vetëm një kuti të improvizuar plazmash brenda ndërtesës dhe kishin vendosur disa parulla në rrethojat e objektit të qeverisë, sot kanë vendosur dy improvizime të kryeministres Ana Brnabiq dhe Albin Kurtit.