Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të mëkrurë, më 7 gusht do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Kjo mbledhje, sipas njoftimit, do të mbahet në orën 16 e 30 në selinë e partisë.
“Gjatë mbledhjes diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme”, thuhet në njoftim.
Në këtë mbledhje pritet të dihet edhe kandidati i LDK-së për kryeministër pasi që kryetari Isa Mustafa ka paralajmëruar se është pikërisht Këshilli i Përgjithshëm ai që do ta nxjerrë kandidatin.
Po ashtu Mustafa ka bërë të ditur se ai nuk do të jetë kandidat për kryeministër.
Sipas spekulimeve të ditëve të fundit, kandidat i LDK-së për kryeministër dhe bartës të listës mund të jetë Lutfi Haziri ose Vjosa Osmani. /Ballkani.info/







