I shtrirë në QKUK

Të kontribuojmë sa mundemi që ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni, të dërgohet për shërim në Gjermani

Ish ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni vazhdon të jetë i shtrirë dhe pa vetëdije në QKUK. Avniu ka pësuar ditë më parë sulm në tru, ndërsa vëllai i tij, po ashtu ish ushtar i UÇK-së dhe humanist i madh, Adnan Hyseni ka bërë dhe po bën përpjekje maksimale që Avniut t’i gjenden shërim.

Ai ditë më parë e kishte vendosur në shitje shtëpinë dhe tokën vetëm që të siguroheshin mjetet që vëllai i tij të shkonte për shërim në Gjermani.

Ndërkaq sonte, Adnani ka njoftuar se dërgimi i Avniut në Gjermani me aeroplan të posaçëm familjes i kushton 22 mijë euro, prandaj për këtë ai ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Qenka shum veshtir me kerku per VLLA

#SHARE me teks ju lutem ?

Duke mos pas zgjidhje tjeter ku familja ime vendosi ti shes krejt qka ka veq te siguroj te holla per mjekim e mundesi sherim per Avnin po detyrohemi ti drejtohemi Kombit per ndihm ku spari i po ju kerkoj falje qe po ju ngushtoj po zori pot detyrojke. Ju njoftoj se vetem Ajroplani adekuat i cili i plotson kushtet te cilat i kerkon gjendja e rend e vllaut tem Avnis Prishtin – Franfurt po na kushon 22.000€ e qe besoj se keto 2/3 do nisemi per Gjermani (spitalin Uniklinik Heidelber) sepse ne Kosov nuk po ka zgjidhje.

Nuk e di sa do na kushtoj Spital atje per arsye se spari duhet te arrim atje shnosh e mir e pasi qe te vendoset Avnia ne Spital ne Gjermani (Uniklinik Heidelberg) do na tregojn edhe rreth shpenzimete tjera ku pritet te jen shpenzime teper te medha e te pa perballueshme per familje ton duke marr parasysh semundjen e vellau (gjakderdhje masive ne tru por qe un do i njoftoj Kombin me koh.

Mundesit per ndihm jane:

1. Llogaria bankare e imja ne NLB
2. Wester union ose many gram ne emer te Mirlinda Muriqi ose Mirafete Hyseni.