Të gjithë të mahnitur pas Haaland, madje edhe gjyqtari anësor i kërkon autograf

Erling Braut Haaland është bërë yll aq i madh, saqë edhe gjyqtarët kanë filluar t’ia kërkojnë autografin.

Pas humbjes së Borussia Dortmundit 2:1 kundër Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njëri prej gjyqtarëve anësor rus e ndoqi Haalandin deri në tunelin e stadiumit Etihad, me flamur nën krah.

Anësori rus e bindi yllin norvegjez t’ia japë autografin në një karton verdhekuq të cilin e nxori nga xhepi.

Por veprimi i gjyqtarit rus u kritikua nga analisti i sportit në BT Sport dhe ish-mesfushori anglez Owen Hargreaves.

“Ai nuk duhet ta bëjë këtë. Gjyqtarët patën shumë punë për të bërë në një pjesë të parë të vështirë. Gabuan në shumë gjëra. Mund të jesh tifoz i një lojtari por nuk mund ta bësh këtë para lojtarëve të tjerë, nuk duket në rregull”, tha Hargreaves.