Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi ka thënë se mes Kosovës dhe Shqipërisë do shkëmbehen në kohë reale të dhënat për ndryshimin e gjendjes civile të qytetarëve.
Kështu ka njoftuar Çuçi në mbledhjen e dy qeverive, e cila është duke u mbajtur në Prishtinë.
“Marrëveshja e radhës ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të ndryshimit të të dhënave të gjendjes civile të shtetasve që janë martuar në shtetet respektive. Pra një shtetas i Kosovës, martohet në Shqipëri, lajmërohet në kohë reale Kosova dhe anasjelltas. Ky vendim për t’i ndërprerë rrugën çdo manipulimi”, tha Çuçi.







