Të dhënat e fundit të numërimit të votave nga diaspora: Nga 25 mijë vota, VV-ja merr mbi 19 mijë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, sipas përditësimit të fundit, ka arritur t’i numërojë 25,798 vota.

Nga ky total, Vetëvendosja ka arritur t’i marrë 19,626 vota me postë, të ardhura nga diaspora.

Ndërkaq, LDK-ja (2173) vazhdon të prijë përpara PDK-së (2120) për nga numri i votave me kusht.

AAK’ja, nga kjo kategori e votave, i ka marrë 855 sosh, derisa Nisma 200.

Me përfundimin e numërimit të votave me postë, KQZ do të publikojë rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.