Të ashpër si vet sporti, përleshje e madhe në një ndeshje ragbi

Një sherr i përmasave të mëdha në ragbin austrilian është bërë viral.

Dy protagonistët që iniciuan gjithçka ishin Dane Gagai dhe Matt Burton që nuk i mbajtën nervat dhe u kapën me grushte.

Kjo situatë sigurisht që influencoi edhe në lojtarët e tjerë të skuadrave respektive të cilët u përfshinë, disa me qëllimin për të vazhduar sherrin e disa të tjerë me synimin për ta ndaluar atë.

Megjithatë, për të ndalur gjigandët nga grindja ishte thuajse e pamundur.