Tayna publikon “Bass”

Reperja shqiptare, Tayna, sapo ka sjellur në treg projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Bass”, e cila vjen e realizuar edhe me videoklip të punuar nga “Sekuencë”.

Me instrumental është marrë Cricketi e teksa pjesa e dytë e saj nga Jacob Lethal Beats.

Kujtojmë se, ky është projekti i saj i parë muzikor pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë e njohur botërisht “Sony Music” dhe mban logon e tyre.